Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, z.Menduh Thaçi. Meta dhe Thaçi kanë folur për situatën në Maqedoni dhe referendumin që pritet t’i japë fund problemeve me Greqinë.

Kreu i Shtetit vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse si dhe
kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.

“Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol të pazëvendësueshëm për integrimin e vendit. Maqedonia është në një moment tepër të favorshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë”, tha Presidenti.

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit.
“Shqiptarët në Maqedoni të votojnë “Pro” të ardhmes së sigurt europiane të vendit”, theksoi Presidenti Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb