GREQI- Grekët kanë mbyllur referendumin duke u thënë JO masave shtrënguese të ndërkombëtarëve. Të paktën kjo është përgjigja e nxjerrë nga disa eksit polle greke, të publikuara vetëm pak minuta pas mbylljes zyrtare të votimit. Kështu sipas televizionit Mega 49.5% deri në 53,5% janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Tsipras për të mos pranuar marrëveshjen e ofruar nga Trojka në këmbim të ndihmës financiare.

Ndërsa rezultatet paraprake të së njëjtës media për “PO” shkon nga 46,5 deri në 50,5%. Edhe televizioni SKAi ka publikuar të dhënat e para me ku përgjigja “JO” del në avantazh me 49-54% dhe “PO” 46-51%. Pothuajse me të njëjtin nivel dalin rezultatet e eksit pollit të kryer nga televizioni ANT1 dhe ALPHA. Gjithësesi këto janë rezultatet e para të referendumit në shtetin fqinj, ndërkohë që pritet numërimi i votave dhe rezultati zyrtar i votimeve.

Më herët gjatë ditës së sotme kryeministri grek Aleksis Tsipras u shpreh pas votimit se “referendumi është dita e demokracisë, kur kjo e fundit fiton ndaj frikës. askush nuk mund të injorojë vendosmërinë e popullit për të marrë fatin në duart e tij”.

Deklarata ka pasur edhe nga liderët europianë në lidhje me referendumin në Greqi. Kështu presidenti francez Fransua Hollande u shpreh se me këtë referendum luhet një pjesë e së ardhmes së Greqisë në Europë. Sipas tij, Greqia duhet të qëndroje në Eurozonë.

Sikundër edhe për kryeministrin britanik devid kamerun, rezultati përkthehet në një qëndrim ose jo në Eurozonë. Pas rezultatit përfundimtar të referendumit ditën e hënë pritet gjithashtu edhe takimi i ministrave të Financave të Eurozonës ku do të mbahet një qëndrim lidhur me Greqinë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: