TIRANE – Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Studime Ballkanike e drejtuar nga profesor Arsim Sinani organizoi në Tiranë konferencën me titull: Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni ku të pranishëm ishin figura të njohura të marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, siç janë ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ish-ministri Arben Malaj, historiani Pëllumb Xhufi, etj.

Ish-ministri i Jashtëm, Milo e vlerësoi këtë referendum si një mundësi shumë të mirë të Maqedonisë për t’u integruar në BE dhe NATO, madje Milo ka shkuar përtej kësaj, duke deklaruar se fitorja e referendumit pro marrëveshjes për emrin ka të bëjë edhe me sigurinë e NATO-s dhe rajonit tonë.

Profesori shqiptar nga Maqedonia Arsim Sinani deklaroi se në mes lindjes dhe perëndimit, shqiptarët janë përcaktuar me perëndimin dhe dëshirojmë që Maqedoninë ta shkëpusim nga influenca ruse.

Nëse rezultati i referendumit do të jetë pro emrit Maqedonia e Veriut, atëherë anëtarësimi në NATO do të përshpejtohet, duke e bërë shtetin e 30-ë në organizatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb