Po vijon i qetë votimi në referendumin e thirrur nga Kuvendi i 11 dhjetorit për ratifikimin e vendimit të shkarkimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Në Lezhë, gazetari Elidon Ndreka raportoi se deri në orën 10:30 rreth 15% e anëtarëve të PD kanë arritur të votojnë. Ndërkohë që numri vijon të jetë i konsiderueshëm. “Deputetët e PD dhe kandidatët për depuetë të PD nuk kanë marrë pjesë përveç Salvador Kaçajt”, raportoi Ndreka.

Në Gjirokastër gazetarja Brikena Metaj tha se në qendrën kryesore të votimit në Pallatin e Sportit ka nisur pak me vonesë procesi.

“Pjesëmarrje më të lartë në Tepelenë dhe Libohovë, process i i qetë, pa incidente, pritet që pjesëmarrja të rritet në vijim. Nuk janë raportuar incidente. Në Lazarat vihet re pjesëmarrje shuëm e ulët. Deri në këto momente në rang qarku në Gjirokastër pjesëmarrja në referendum është 21 %”, raportoi  Metaj.

Ndërkohë sipas gazetares Shpresa Dine, deri në orën 10:30 në Sarandë  kane votuar 110 persona nga 850 me të drejtë vote ndërkohë që Delvinë kanë votuar 45 nga 455.

Në Dibër, procesi i votimit vijon normalisht. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se në Mat janë 1075 votues, në Bulqizë 1664 dhe në Dibër 1150 votues. “Megjithëse temperaturat janë të ulëta në bashkinë e Dibrës ka fluks votuesish. Deri tani kanë votuar rreth 32% e anëtarëve. Në Dibër votimi kryhet në Pallatin e Kulturës”, tha Doçi.

Në Mallakastër nga 900 anëtare pretendohet se do të marrin pjesë 600. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se deri tani kanë votuar 30%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: