Shtyhet me një orë votimi në referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD>

Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale njoftoi se Komisioni vendos për shtyrjen e orarit të votimit deri në orën 18.00.

“Nëse edhe pas orës 18.00 ka fluks votuesish pranë qendrave të votimit, procesi i votimit të vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i Partisë Demokratike”, deklaron komisioni.

Ndërkohë mësohet se në Lezhë është mbyllur votimi. Edhe në Roskovec gjithashtu.

Lezhe
Lezhe

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: