Kryetarja e Komisionit Organizativ në grupin e rithemelimit të PD, Alban Vokshi, ka treguar detaje se si po vijohet me votimin e referendumit për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ajo ka thënë se deri në orën 15:00. kanë votuar në total 34.105 demokratë.

“Raportimi i radhës për pjesëmarrjen në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Raportimi është sipas komisionerëve në 107 qendra votimi deri në orën 15:00, jemi në qendrën e votimit numër 1, ku është tentuar pengimi i votimit nga ana e personave të porositur nga Lulzim Basha, ku është hedhur vaji dhe plastifikuar dyert, drynit, por asgjë nuk e pengon vullnetin e sovranit demokrat për shkarkimin e Lulzim Bashës, kemi ndenjur larg provokimeve, dhe votimi ka qenë i qetë, përveç një rasti për pengesë nga Rama në Bashkinë Cakran, komisionerët të mbajnë hapur qendrat e votimit derisa të votojë demokrati i fundit, mos i mbyllin në 17:00.

Shkodër 3660

Lezhë 2670

Kukës 1550

Dibër 1529

Durrës 4940

Tiranë

Elbasan 2996

Berat 893

Korçë 2655

Fier 3415

Gjirokastër 1288

Vlorë 2783

Në total 34 105”, tha Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb