GREQI- Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas mbajtjes së referendumit gjatë ditës së sotme në Maqedoni në lidhje me marrëveshjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës.

Ministrja e Jashtme greke thotë se respekton zgjedhjen e qytetarëve maqedonas, ndërsa pjesa më e madhe sipas saj ka mbështetur marrëveshjen.

“Respektojmë zgjedhjen e qytetarëve maqedonas dhe mbetemi të përkushtuar për marrëveshjes e Prespës. Pjesa më e madhe mbështetën marrëveshjen. Klima e nacionalizmit nuk lejon të bëhet një vlerësim i kthjellët për dobinë e marrëveshjes”- thuhet në reagimin e Ministrisë greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb