Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Geshtenja foli për hapa pas mes demokratëve.

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PD-së, Gështenja tha se do ishte mirë që të kishte një “armëpushim” mes demokrateve.

“Edhe pse gjykoj qe kjo mbledhje ka rendesi te vecante per shkak te situates ku ndodhemi. Do te vleresoja qe sot duhet te ishim te gjjthe ne proteste ne mbeshtetje te qytetareve qe po protestojne.
Gjithsesi une po e nis aty ku e lashe ne mbledhjen e fundit qe eshte koha qe cdonjeri nga ne duhet te bej nje hap pas.
Me vjen mire qe edhe sot pothuajse te gjithe koleget ketu e artikulojne kete qe ju duhet te beni nje hap pas.
Duhet te bejne nje hap pas duke filluar nga dy njerëzit qe e kane çuar PD ne kete pike.

Une do kerkoja nje “armpushim” mesdemokrateve, qe situate te qetsohet dhe demokratet te bashkohen.
Hapja dhe bashkimi i PD duhet te nise nga rikthimi i demokrateve brenda institucioneve te partise. Kjo levizje sipas meje eshte e vetmja zgjiidhje per te bashkuar demokratet ne baze.
Eshte koha per te vepruar, nese nuk veproni Ju z Basha ky grup është i destinuar te shpërbëhet.
Ju dhe ish kryetari Berisha jeni ulur dhe keni arritur marrëveshje me Ramen, ai ne 2008 e ju ne 2017.
S’besoj qe ka ndonjë arsye pse nuk mund te ulemi ne mes demokratesh per te gjetur nje zgjidhje per bashkimin e PD dhe daljen nga kriza per nje qellim akoma me te madh. Per tju ofruar shqiptareve nje alternative qeveresise dhe per ta nxjerre Shqipërinë nga agonia.
Eshte koha per nje reflektim dhe analize te thelle pasi te gjithe jemi pjese e pergjegjesise nga veprimi apo mosveprimi i gjithesecilit.
Mendoj qe demokrateve ua kemi borxh djersen mundin sakrificen qe kane bere ne keto 31 vjet, eshte momenti qe tua kthejme kete boxh duke mos pare per karriget tona dhe duke tejkaluar vetveten.
Une nuk behem pjese e asnje klani qe ne nje menyre apo tjeter, me dashje apo padashje percan PD. Une jam dhe do te mbetem me PD dhe do te kontriboj fort me mundesite qe kam qe kjo PD te jete e bashkuar dhe force qeverisese.
Jam I sigurte qe Partia Demokratike por edhe ne kete grup parlamentar ka plot njerez me integritet qe mund ti japim zgjidhje kesaj ceshtje.

Une do te deshiroja qe ky grup parlamentar te jete I bashkuar dhe jo I percare per interesa personale te askujt.”, tha Gështenja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb