E imagjinoni dot kryeministrin e Greqisë të padisë për shpifje kryeministrin e Qipros? Po kryeministrin e Serbisë të padisë Milorad Dodikun e të ashtuquajturës “Republika Srpska”?

Nuk ndodh kurrë, sepse pavarësisht replikave, polemikave a qejfmbetjeve, për ta prevalon interesi kombëtar. Ata e duan vendin e tyre më shumë se imazhin e tyre.

Po ne, pse nuk padisim Aleksandër Vuçiçin që thotë se “masakra e Reçakut është sajesë”? A nuk është kjo shpifje?

Pse nuk padisim kryeministren serbe, Brnabiç që i quan shqiptarët “njerëz të zbritur nga mali?” A nuk është kjo shpifje?

Pse nuk padisim presidentin grek, Pavlopulos i cili nuk lë rast pa i quajtur çamët “kriminelë që ndihmuan nazistët”? A nuk është kjo shpifje?

A po, paditëm “Bild”-in se na nxorri zbuluar pehlivanët e Dibrës me dosjen 184. Dhe Ramush Haradinajn pse gjaku i dy vëllezërve të vrarë nga serbët i dhimbet më shumë se karrigia e kryeministrit. Pak javë pasi qeveria e tij mori vendimin të dhurojë 500 mijë euro për viktimat e tërmetit.

Ç’trishtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb