Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bën sërish apel për sa më shumë testime për shkak se Shqipëria ka përqindjen e vdekjeve në raport me të infektuarit, nga më të lartat në rajon.

Vasili thotë se Shqipërisë i duhet një strategji kufizimesh e ngjashme me Europën strategjia e qeverisë është në funksion të politikës.

 

STATUSI I PETRIT VASILIT 

Strategjia e qeverise per Pandemine,spontane, aprofesionale, dhe e fragmentuar.(VIDEO).

Perqindja e vdekjeve ne Shqiperi ne raport me rastet e infektuara eshte nga me te lartat ne Europe dhe kjo tregon krejtesisht te kunderten nga propaganda e qeverise, që bertet se gjoja mbrojti jetet e njerezve.

Testimi i gjere nuk kryhet.

Kufizimet e improvizuara dhe aprofesionale te kryeministrit, mundesojne negativisht te kunderten dhe pikerisht grumbullimin e dendesimin e qytetareve.

Duhet nje tjeter strategji kufizimesh qe te jete e ngjashme me Europen, perndryshe rrezikohen jeta dhe shendeti i qytetareve.

Propaganda e qeverise eshte vendosur jo ne funksion te Pandemise,por teresisht ne funksion te politikes se dites dhe alibi per mosveprimet e saj.

Duhet reflektim, testim dhe modesti.

Nuk mund ti lihen më tej gjerat rastesise dhe kapriciove te çartura te kryeministrit, por planifikimit shkencor dhe profesional.

Nuk mund te luhet më me jeten e shendetin e njerezve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb