Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se nuk është penduar që ka miratuar reformën e pensioneve, pas disa protestave të bujshme në të gjithë Francën.

Pritet që sot Macron të japë një intervistë televizive që synon të qetësojë francezët e zemëruar kundër reformës së pensioneve të  miratuar pa votim. Pra, presidenti synon të kapërcejë këtë krizë pa ndryshuar qeverinë e tij ose të paktën pa iu drejtuar votuesve.

Qeveria franceze miratoi pak ditë më parë reformën e pensioneve, që do të thotë se francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62, siç ishte më parë.

Për shkak të zemërimit të lartë të francezëve, qeveria e Macron u përballë me dy mocione mosbesimi, të cilat i kaloi me sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb