Presidenti francez pranoi se nuk ishte i përfshirë sa duhet në reformat e pensioneve.

Një vit pas rizgjedhjes së tij, Macron po përballet me rezistencë nga francezët për reformën e pensioneve. Tashmë francezët do të dalin në pension në moshën 64 vjeç dhe jo 62 vjeç siç ishte.

Në një intervistë për të shënuar 1 vit nga rizgjidhja e tij në Pallatin Elysee, ai pranoi se duhet të ishte më i përfshirë për të mbrojtur reformat e pensioneve dhe njoftoi se do të “angazhohet në debati  publik”.

“Ndoshta gabimi ishte që nuk isha mjaftueshëm prezente për të dhënë qëndrueshmëri dhe për ta kryer vetë këtë reformë,” tha presidenti francez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb