Në kuadër të aktivitetit të reformës së titujve të pronësisë të mbajtur me kryeministrin Edi Rama në Libofshë të Fierit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shoqëruar edhe nga dy drejtorët e përgjithshëm, të ZRPP, Valdrin Pjetri dhe ALUIZNI-t, Artan Lame zhvilloi gjithashtu një analizë pune me stafet e dy institucioneve që do të shkrihen brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucioni përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Gjonaj Reforma (2)
Gjonaj Reforma (2)

Gjatë fjalës së saj, ministrja Gjonaj u fokusua tek puna zinxhir që do të duhet të kryejnë dy institucione që tashmë do të funksionojnë si një i vetëm.

“Nesër do jetë një zyrë, një agjenci e unifikuar, e institucionalizuar e cila nuk do të ketë më thjesht vullnetin apo edhe zbatimin e disa ligjeve të ndryshme për të bashkëpunuar në këto procese por do të konsideroheni të gjithë bashkë si një e vetme. Kemi premtuar që me këtë paketë ligjore qytetarët do marrin shërbim më të mirë brenda një kohe më të shkurtër si dhe do të ulet barra burokratike e dokumenteve që kërkohen nga institucionet shtetërore”, u shpreh ministrja.

Gjonaj Reforma (3)
Gjonaj Reforma (3)

Gjonaj tha se, me miratimin në Kuvend të kuadrit të ri ligjor do t’i jepet zgjidhje njëherë e mirë problematikave të mbartura me regjistrimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.

Ministrja Gjonaj e vuri theksin tek rëndësia e procedurave, tek ofrimi i shërbimeve drejtuar qytetarëve, tek rastet korruptive dhe në abuzim me ligjin. Konkretisht, ministrja Gjonaj sqaroi se pritet miratimi në Kuvend i dy pr/ligjeve që do shënojnë një kapitull të ri me pronat.

Ministrja e Drejtësisë këshilloi stafin e këtyre institucioneve t’ju kushtojnë rëndësi ankesave që vijnë nëpërmjet portalit të bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al, pasi është mekanizmi i besimit tek qeveria.

Gjonaj Reforma (4)
Gjonaj Reforma (4)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb