TIRANE- Vijon “Reforma e Ujit” në kryeqytet, fokusi i 4 grupeve Task Force që mbrëmjen e djeshme kanë qënë linjat kryesore të transmetimit që kalojnë në zonën e Lanabregasit. Aktualisht janë identifikuar dy lidhje të kryera në tubacionet kryesore të furnizimit me ujë, njëra prej të cilave nga një subjekt familjar. Me mbështetjen e Policisë së Shtetit po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme për ndjekjen penale të rastit flagrant të vjedhjes së ujit të pijshëm.

Në zonën e Lanabregasit kalojnë tubacione kryesore të furnizimit me ujë, në të cilat dyshohet se mund të ndodhë dhe mbushja e boteve të ujit, për t’u shitur pastaj tek qytetarët në mënyrë abuzive.
Për kryerjen e këtij aksioni nismës së Ujësjellësit i është ofruar edhe mbështetja e Policisë së Shtetit.

Deri tani janë kryer 23 010 verifikime në terren, të fokusuar kryesisht në linjat e furnizimit me ujë, debi të mundshme të akumuluara si dhe mënjanimin e ndërhyrjeve në ujëmatës, ndërkohë që numri i të shoqëruarve ka mbërritur në 53 konsumatorë kryesisht privatë.
thumbnail_Image

a0567db8-fe7d-46a0-9ffa-d5904c248229

0988a0b7-0473-4f0d-b3bc-1e2977b1db15

092aafc0-3847-4423-8d6b-92309da7753b
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: