Pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të nisur një fushatë kundër korrupsionit në qeverinë e tij, disa zyrtarë ukrainas kanë dhënë dorëheqjen nga postet  e tyre.

Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen një këshilltar i lartë, katër zëvendëskryeministra dhe pesë guvernatorë rajonalë.

Kjo fushatë ka nisur, pasi autoritetet kanë marrë denoncime për ryshfet dhe se disa zyrtarë janë duke bërë jetë luksoze në mes të luftës.

Ndihmësi i lartë Mykhailo Podolyak tha se Zelensky po i përgjigjej një “kërkese publike” që drejtësia duhet të zbatohet për të gjithë. Presidenti ka ndaluar tashmë zyrtarët shtetërorë që të largohen nga vendi, përveç nëse janë në punë të autorizuar.

I pari që dha dorëheqjen, ishte Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i zyrës së presidentit, i cili mbikëqyrte politikën rajonale dhe kishte punuar më parë në fushatën zgjedhore të Zelensky.

Tashmë ai është akuzuar nga disa gazetarë investigativë se ka përdorur makina sportive ë shtrenjta gjatë luftës, edhe pse ai i ka mohuar. Pas tij dhe dorëheqjen dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov.

Ukraina është shpallur ndër vite si një nga vendet me korrupsionin më të lartë, më saktësisht zë vendin e 122 nga 180.

Qeveria ka ndërmarrë shpesh reforma kundër korrupsionit, sidomos gjatë periudhës së luftës, ku rreziku është më i lartë, pasi Kivei është duke marrë ndihmë financiare me miliarda dollarësh nga aleatët perëndimorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb