Këtë të enjte në ambientet e Ambasadës së SHBA në Tiranë, është mbajtur një tryezë diskutimi me anëtarë të institucioneve të drejtësisë në vend.

Ambasada Amerikane njofton përmes një statusi në rrjete sociale, se në këtë tryezë, është diskutuar për rëndësinë që ka reforma në drejtësi dhe vizionin e SHBA për të ardhmen me një delegacion përfaqësues të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA.

“Procesi nuk është i lehtë, i shpejtë apo i përsosur, por ai po përparon çdo ditë në përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi në popullin shqiptar”, thuhet më tej në njoftim.

Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

| Ambasada e SHBA në Tiranë priti me kënaqësi një tryezë diskutimi me “Miqtë e Drejtësisë” mbi sukseset dhe sfidat e procesit transformues dhe unik të reformës në drejtësi në Shqipëri. Anëtarët e institucioneve të rindërtuara dhe të rinovuara të drejtësisë në Shqipëri ndanë pikëpamjet e tyre mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe vizionin e tyre për të ardhmen, me një delegacion përfaqësues të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë përmes procesit të reformës në drejtësi. Siç ka deklaruar Ambasadorja Kim, procesi nuk është i lehtë, i shpejtë apo i përsosur, por ai po përparon çdo ditë në përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi për popullin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb