TIRANE

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u ndal këtë mëngjes në një takim me prokurorët e SPAK.

Reforma në drejtësi dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ishin ndër prioritetet  e misionit të saj në Shqipëri.  “Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit shqiptarë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar Reformën në Drejtësi, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.

Jam besimplotë se teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri, më shumë investitorë do tërhiqen drejt Shqipërisë, në mënyrë që të mund të krijojnë më shumë vende pune dhe mundësi si për amerikanët dhe për shqiptarët”.- u shpreh ajo në fjalim e parë zyrtar në Ambasadën Amerikane, ku vuri theksin te marrëdhëniet e veçanta mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Një ditë më parë Kim u takua me kryeprokurorin Olsian Çela, të cilit i garantoi Prokurorit të Përgjithshëm ndihmën e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb