Në emisionin “Open” është diskutuar mbi reformën në drejtësi, sukseset dhe dështimet e saj. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi konstatoi se reforma ka dështuar të zhbllokojë sistemin dhe të afrojë drejtësinë me qytetarët.

Pasi sipas tij, janë rreth 90 mijë dosje të pashqyrtuara vetëm në Gjykatën e Apelit dhe mungesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të çojë në lirimin e kriminelëve me procedurë të thjeshtë.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji gjeti kohë që të bënte një batutë, duke thënë se me gjithë këto dosje në Apel, kushedi sa kohë do t’iu duhet për të shqyrtuar kërkesën e deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj për shkeljen e statutit të partisë nga Sali Berisha.

DISKUTIMI:

Zheji: Nëse ne duam një drejtësi Jakobine, është eksperimentuar dhe ajo pastaj kërkon ribërjen e të gjithë sistemit. Është një ekuacion që ka dalë më i gjatë, ka gëzuar epshet njerëzore, janë këputur dhe koka dhe në fund ka dalë një kokë e madhe Meduze që i ka ngrënë të tëra.

Bylykbashi: Në fakt objektivat e reformës në drejtësi janë vendosur në një tryezë të madhe të përbashkët, ku ka qenë lideri i opozitës, zoti i ndjerë Nishani, Edi Rama dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Një drejtësi profesionale, efikase na u tha në 2014 dhe ja ku jemi sot. Situata është që kanë ikur 40% të gjyqtareve dhe prokurorëve. 80% do ikin thoshte zonja Vlahutin.

Eni Vasili: Pra është pastruar drejtësia?

Bylykbashi: Po nuk është pastrim ky se pastrimi bëhet me bisturinë e drejtësisë. Thamë që duam një SPAK më të fortë, që të godiste gjyqtarë të korruptuar dhe prokurorë, por edhe ministra e deputetë. Qytetari i thjeshtë nuk ka gjyqtarë dhe prokurorë. Fetishizimi i SPAK-ut është i gabuar dhe i dëm vetë SPAK-ut. Reforma në drejtësi është vetëm penalja por edhe civilja. Sot janë zgjatur afatet e shqyrtimit në gjykatë. Nuk kanë shpresë hallexhinjtë që kanë një çështje prone, një shkresë. Do përfundojmë ku kriminelët do ikin me procedurë. Madje drejtësi që kishte shkuar larg gjyqtarëve në kohë, Jemi më keq. Me mbylljen e gjykatave me hartën e re gjyqësore do shkojë edhe më larg qytetarëve dhe më shtrenjtë do jetë.

Eni Vasili: Pra drejtësia e re më keq?

Bylykbashi: Në Gjykata e Apelit janë 90 mijë çështje stok, Sikur 10 veta të jenë të interesuar, 5 këtej e 5 andej, i bie 9000 mijë qytetarë janë në hall.

Zheji: Kushedi sa radhë të madhe ka për të ndjekur atë apelin e zotit Aliebaj?!

Bylykbashi: Po shiko, se atë edhe sikur të ketë datën sot do ta shtyjnë kur të ketë halle Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb