TIRANË- Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka folur për rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe reagimet nga opozita.

Ndreu tha në emisionin “Studio e Hapur” në News24 se opozita është e çorientuar dhe nuk di çfarë thotë. Gjithsesi ai u shpreh se shpresa është reforma në drejtësi, duke theksuar që politikanët që kanë kusure për të larë kanë arsye të tremben.

“Kanë anatemuar dhe zyrtarë të BE-së me epitete që përdoren mes shqiptarësh. Kam dëgjuar histori të çuditshme. Një thoshte që BE është e implikuar me Edi Ramën. Një tjetër thoshte pyesni qytetarët e Francës dhe Belgjikës se çfarë mendojnë për shqiptarët. Ka disa kakofoni shprehjesh të opozitës që është çorientuar fare nga ky akt. Nuk kanë një qëndrim të unifikuar. Ka një shpresë që është reforma në drejtësi. Është paralajmërim edhe për politikën pastaj jo vetëm për drejtësinë. Politikanët që kanë kusure për të larë kanë arsye për t’u trembur”, deklaroi Ndreu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb