Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, komentoi vendimin e Kuvendit për shterjen e afateve të vettingut.

Sipas Lubonjës, Reforma në Drejtësi është një dështim dhe tha se ka një moskoherencë nga Lulzim Basha në votimin e shterjes. Lubonja solli në vëmendje faktin që Basha nuk zgjodhi të votonte miratimin e vettingut, e tha se votoi shtyrjen e saj.

“Vettingu ishte një proces i turpshëm i Edi Ramës me ndërkombëtarë të korruptuar. Ato ligjet e vettingut nuk i ka aprovuar Basha, atëherë kur i aprovoi Meta. Basha aprovon tani shtyrjen e vettingut. Jemi në regjistra të ndryshme. Vettingu është bërë keq, në mënyrë selektive dhe kemi provën. Vettingu bëhet të ketë një drejtësi, një SPAK ku të mos kemi më kamikazë të partisë në pushtet, por drejtësi të pavarur. Të gjitha këto tregojnë që procesi i Vettingut ka qenë për të pastruar organet e drejtësisë nga ata që nuk ishin të kontrollueshëm nga PS.

Ky është dështimi. Këtë dështim është problemi që duhet ta paraqesim si sukses. Padyshim kjo i intereson Edi Ramës. Por për fat të keq, i intereson dhe ndërkombëtarëve që kanë derdhur paratë e taksapaguesit. Me zgjatjen e vettingut derdhen edhe 20 mln të tjera. Këta janë lobistë të qeverisë, sepse marrin rroga dhe u intereson të mos thonë që dështoi. Basha bëhet pjesë e këtij spektakli. Pse u bë pjesë? Disa thonë që e pa që s’u bë dot kundra ndërkombëtarëve, e tani duhet bëhet me ta sepse kështu Amerika të mbështet e të sjell në pushtet. Në pushtet të sjellin shqiptarët. Amerika e ka zgjedhur për opozitë të urtë në parlament, jo për ta bërë kryeministër. Kryeministrin e kanë aty dhe e mbështet. Kjo ishte provë e një opozite të kapur. Unë pres një opozitë që thotë çdo ditë që kjo reformë në drejtësi është e dështuar. Kjo na çon në mbrojtjen e qytetarëve nga një parti në pushtet që do ta përdorë drejtësinë për të sunduar gjithnjë e më shumë. Nëse është bashkëpunëtor edhe Ambasada Amerikane edhe BE, denonco edhe ato sepse kështu të mbështesin shqiptarët nëse do të ishin politikanë të ndershëm, nuk kishte Amerikë, Rusi e Kinë që të mos i bënin të mos votonin. Ata pse kanë probleme bëjnë sikur janë me Amerikën. Edhe Berisha edhe Meta e kanë mbështetur në të kaluarën reformën në drejtësi. Ata kanë 1 mijë mëkate, padyshim. Ato 7 ligjet e famshme që u bënë në mënyrë të njëanshme, sepse në fund reforma në drejtësi ashtu siç u bë, e deri kur u votua nga të gjithë, me rezervat dhe kontrollet që janë bërë në Venecia ishin një pushtet i kontrolluar. Kur Rama bëri ligjet e veta fut Metën president. PD nuk e firmosi. Tani nuk firmos bazën dhe firmos shtyrjen e vettingut. Si ka mundësi? Ata janë shumë të vetëdijshëm që reforma në drejtësi është dështim. Mbi kurriz e kanë ata të parët reformën në drejtësi”, tha Lubonja.

Lubonja e cilësoi Reformën në Drejtësi si një show nga kryeministri Edi Rama.

“Unë jam i tezës që kur nisi ajo nisi me instrutalizim të ndërkombëtarëve nga Rama me idenë që do bëhej si në Kroaci, por ishte një spektakël për të mbuluar realitetin, e përfshirë të huajt në projektin e tij për çlirimin e shqiptarëve nga e keqja. Shikoni Tiranën si është sot. Erdhi me premtimin për rikthimin e identitetit. Edhe Reforma në Drejtësi kështu ka nisur. Jam shprehur se kjo është një drejtësi për t’u kapur. Mendimi im sot që edhe ndërkombëtarët janë bërë pjesë e kësaj nga Rama, pjesë e këtij projekti, sepse kanë derdhur paratë. 20 vite në Afganistan si e mbuluan? S’na e priste mendja që ishte Amerika atje dhe erdhën afganët me çifte e morën. Pse u mbajt 20 vite? Po u mbajt për atë propagandën dhe paratë që merreshin. Bota është interes dhe këto interesa shfrytëzohen. Ky është problemi për mua”, theksoi analisti.

Pyetjes se Basha do të marrë në këmbim diskutimet për çështjet territoriale dhe zgjedhore, Lubonja iu përgjigj:

“Edhe vetë Basha kishte kërkuar më tepër se kaq kur e tha dhe as ato s’i mori. E keqja është që nuk e kuptoi është i pa aftë apo bën si kur. Rregulli 1 i politikës është të njohësh kundërshtarin. Të dha ministrinë e rendit, të gjitha këto edhe si ta bëri. Atëherë qëndro koherent ose ik. Të mos futet njëherë në çadër, e më pas jo nuk funksionojë kjo. Ky është përgjegjësi. Ky ka marrë vendimet edhe për të dalë nga parlamenti edhe për të hyrë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb