Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se i qëndron deklaratave të tij duke theksuar se ai është me të vërtetën, votën e lirë, të drejtën dhe me opozitën që mbështet të drejtën kushtetuese.

Në një intervistë në Euronews Albania Meta foli për Reformën në Drejtësi, ndërsa ka theksuar se reforma u votua me 140 vota në 2016 vetëm në sajë të kontributit të tij si kryetar kuvendi, dhe jo prej SHBA apo BE.

Po ashtu Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha bënin marrëveshje të fshehta me njëri-tjetrin për të dëmtuar reformën. Sipas tij, bashkëpunimi mes tyre sot, pas daljes në skenë të ish-kryeministrit Sali Berisha duket hapur.

“Si president dhe kryetar i kuvendit ka qenë merita ime që reforma në drejtësi është bërë me 140 vota, me pahir, ndaj gjithë lojërave që bënin, por kurrsesi as SHBA as BE.

Meta ka paralajmëruar se do ta ankimoj vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pa bërë specifikime.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij, por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe se nuk do ta bojkotojë seancën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb