Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” foli për reformën në drejtësi.

Fuga u shpreh se beson se duhet transparencë e të gjithë njerëzve, sidomos atyre që merren me politikë ose punojnë në administratë. Ai tha se reforma duhet të jetë e pavarur nga politika.

“E kam të zorshme ta them. Unë di këtë gjë që unë jam për transparencë të të gjithë burrave dhe grave që merren me politikë apo hyjnë në administratë. Këtë transparencë duhet ta realizojmë me duar të pastra. Duhet transparencë për gjithçka.

Por kam një shqetësim., duhet që drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika. Nëse nuk është e pavarur nga politika, atëherë edhe njerëzit e rinjdo të bien pre e drejtësisë si këta sot. Unë mendoj se politika shquiiptare nuk është në gjendje të krijojë drejtësi të pavarur. Nëse partnerët e huaj vënë dorë dhe krijojnë këtë gjë jashtë sistemit, këtu besoj. Që politika vetë është e ndërgjegjshme, këtë nu mund ta besoj”, tha Fuga.

Profesor Artan Fuga theksoi se ndërkombëtarët e kanë të vështirë të pranojnë një politikë, e cila del jashtë sistemit.

“Unë mendoj se ndërkombëtarët e kanë shumë të vështirë që të pranojnë një politikë që del jashtë sistemit. E kam thënë edhe kur PS i futi deputetët e vet në  çadra, në rrugë dhe në bulevard. Ndërkombëtarët duke jetuar në një sistem institucional, ku politika bëhet brenda institucioneve. E kanë vështirë, sepse nëse pranojnë, gjithë sistemi global mund të bëhet i tillë. Siç kishin ardhur punët në Shqipëri, opozita ishte kthyer në fasadë. Kështu, ajo nuk mund të kryente asnjë ol kritik a alternativë. Qëndrimi opozitar ka nët e veta avantazhuese dhe disavantazhuese.

Ne jemi sistem në krizë, ku 85 përqind e elektoratit ka dalë jashtë sistemit. Sistem që Unë jam i bindur se edhe brenda dhe jashtë vendit, ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë se nuk funksionon kështu. Unë di që ky sistem me 85 përqind të votuesve që nuk votojnë për autoritetet e përfaqësuesimit lokal nuk mund të funksionojë”, deklaroi ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb