Nga: ELDA MENGA*
TIRANE- Mazhoranca është drejt përfundimit të reformës në drejtësi pa opozitën. Edhe pse marrëveshja konsensuale e 24 dhjetorit kërkon bashkëpunimin e palëve, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa paralajmëroi se “reforma në drejtësi po ecën para dhe shumë shpejt do të ketë një produkt të parë publik të grupit të ekspertëve dhe komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, ku opozita nuk është bërë ende pjesë.

Teksa shumica ka paralajmëruar edhe ndryshimin e Kushtetutës, Partia Demorkatike i ka kërkuar parlamentit që Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi, i miratuar në Nëntor, të jetë bipartizan. Demorkatët thonë se parashikimet aktuale të përbërjes dhe funksionimit të Komisionit, minojnë që në nisje mundësinë e bashkëpunimit konstruktiv dhe konsensual midis palëve, për të realizuar një reformë sa më afatgjatë.

Opozita këkron që Komisioni të ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë dhe në përbërje të tij të jenë 12 anëtarë, 6 përfaqësues të pozitës dhe 6 të opozitës, dhe të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 6-mujor.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb