TIRANË

Gazetari Ervis Iljazaj mendon se problemet me reformën në drejtësi e kanë zanafillën nga mungesa e fazës tranzitore. Ai tha në “Real Story” në News24 se mungesa e saj sjell dyshimet që është mbushur me politicitet.

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ajo e miratuar me 140 vota për reformën në drejtësi nuk është zbatuar në organet e reja të drejtësisë. Për shkak të mungesës së fazës tranzitore, këtu është e kotë që të diskutojmë sepse vetë Kushtetuta e RSH nuk është zbatuar për reformën në drejtësi. Gjithë kjo hapësira që është lënë bosh për shkak të kësaj mungesës së fazës tranzitore, dyshimet që është mbushur me politicitet janë të mëdha. Nuk jam dakord me idenë që mjafton të bëhet kjo reformë dhe pikë sepse është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Patjetër që do bëhet por si do bëhet”, deklaroi Iljazaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb