TIRANE-Maxhoranca miratoi sot ngritjen e Komisionit për Reformën në Drejtësi me 84 vota pro të maxhorancës dhe 4 vota kundër të deputetëve të Patrisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj u shpreh se reforma e sistemit të drejtësisë nuk është një hap i vonuar, por një hap i madh që po ndërmerret tani.

“Me vendimin sot për të ngritur Komisionin për Reformën e Drejtësisë hedhim hapin e parë për përmirësimin e institucioneve dhe shoqërisë shqiptare në tërësi. Mund të konsiderohet si një hap i vonuar, por unë jam i bindur se është hap i madh që ne po ndërmarrim. Nëse reforma kushtetuese e 2008 që pati ndikim te sistemi i drejtësisë pati ndikim, kjo tregoi se shpejtësia në konsensus nuk garantoi sukses të reformave”, deklaroi Xhafaj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb