Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se SHBA-së nuk i intereson koha e Reformës në Dretjësi, kurse Shqipërisë i intereson të ketë sa më shpejt rezultate.

Ngjela thotë se janë dy politika të kundërta, ajo shqiptare që i ka këmbët në ujë dhe u duhen rezultate shpejt, kurse SHBA rëndësi ka të bëhet por se kur nuk ka rëndësi.

”Dy politika të kundërta. Amerikanët thonë të bëhet, kurse ne i kemi në këmbët në ujë, dhe duhet të bëhet shpejt. Ne na mbaron koha, atyre nuk u mbaron koha. Për ata mbarohen brezat, e ekspertëve, politikanëve.
Nëse ndërron politika amerikane që nuk do të merret me ata që kanë vjedhur atëhere tjetër punë kjo.”- tha Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb