Nga: Mariglen Mertiri*

TIRANE– Bujar Nishani pranon që Presidenti të mos jetë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por kundërshton që në postin e tij të vendoset një i emëruar politikisht. Mund të mos jetë Presidenti në KLD, por është parashikuar në amendamentet kushtetuese që të vijë një njeri po prap i zgjedhur politikisht.

Nga Fakulteti i Drejtësisë, Presidenti ka adresuar edhe mjaft kundërshti për draftin e seksprtëve të nivelit të lartë ku një ndër to është edhe eliminimi me kushtetutë i gjykatave special për hetimin e krimit dhe të korrupsionit në nivele të larta politike duke lënë të hapur nevojën që ka në vend për gjykata të tilla.

“Nëse do të na nevojitet një ditë krijimi i një gjykate special apo prokurori special do na duhet ta ngremë ose për të goditur krimin e organizuar shqiptar apo ndërkombëtar me veprimtari në Shqipëri ose për të goditur korrupsionin në nivele të larta politike. Sanksionimi në Kushtetutë për mosngritjen e këtyre gjykatave speciale në gjykimin tim përbën një “non sens” së pari juridik dhe shoqëror për mënyrën se si funksionon sistemi ynë politik aktual. A mund të pranojmë ne në parim dhe në ekspertizë të reflektuar në legjislacion shmangien dhe egzekutimin nga procesi i gjykatës Kushtetuese, unë besoj që jo”,- tha Nishani.

Nga auditori me studentë, Nishani iu përgjigj edhe kreut të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa se eksperti i Presidencës është vendosur në dispozicon prej janarit të këtij viti por nuk është thirrur ashtu siç ndodhi edhe me anëtarët e KLD për këtë reformë me rëndësi.

“Në datën 9 janar i jemi përgjigjur komisionit duke dërguar edhe personin përkatës i cili për fat të keq nuk u thirr dhe nuk u njoftua për të qenë present”,- tha Presidenti.

Nishani kërkoi edhe një mbrojtje më të madhe të gjyqtarëve ndaj presioneve të politikës dhe si shembull solli kërkesën për shkakrti të ministrit Nasip Naço të 6 gjyqtarëve.
“Se në rast se kemi një moment ku kërkohet shkarkimi i 6 gjyqtarëve nga detyra me pretendime të ndryshme, atëherë parashikimi ligjor i përshkallëzimit të shkeljes administrative mbetet i panevojshëm. Hajde të parashikojmë në procesin displinor vetëm masën disiplinore të përjashtimit”.

(er.nu/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb