NGA: KOÇO DANAJ*
Se fare është EULEX e dine ata në Kosovë. Se sa i korruptuar është e dinë ata në Kosovë. Se çfarë ju mësoi shqiptarëve, e dinë ata në Kosovë. Mjafton një emër Salustro dhe shumëkush në Prishtinë e ka të qartë. Por….një amerikan me emrin Xhon ju kërkoi shqiptarëve edhe një EULEX në Shqipëri….
Pse? T’ju mesojë drejtësi apo korrupsion?

Pervoja e Kosoves tregon se do ju mësojë si të bëjnë korrupsion. Por……me shkollë!!!!
Fondi i pare i EULEX të Kosovës ishte 219 milion euro. Eurot i morën ata. Ne morëm mashtrimet e tyre mbi korrupsionin. E njëjta do ndodhe dhe ne Shqipëri me propozimin e amerikanit Xhon. Ai dhe shokët e tij te Eulex te Tiranës do marrin dollarët, shqiptaret do marrin mashtrimin ose disa “therrime”.

Zoti Xhon; Eulexi yt, tregon se ti preferon te aplikosh ne Shqipëri Amerikën e Al Kapones dhe Gambinos. Por jo Amerikën e Klintonit dhe Bushit. Mbaje për vete. Ne nuk kemi nevoje të perfeksionohemi ne korrupsion. Por në drejtësi ligjore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: