KORÇE- Reforma në drejtësi duhet të miratohet një orë e më parë. Kështu deklaroi nga Korça, zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Ai theksoi rëndësinë e kësaj reforme jo vetëm për Shqipërinë, ndërsa pohoi se maxhoranca është në pritje të konsensusit me opozitën. “Jemi në pritje të konsensusit të opozitës, pasi ne jemi të gatshëm për ta votuar.”, tha Peleshi.

Ndër të tjera ai tha se ngelet i papranueshëm fakti që ka ende gjykata të korruptuara në vendin tonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: