Gjatë diskutimit për reformën në drejtësi në emisionin “Open”, drejtori i News24 e ka vendosur ish-kryeministrin Sali Berisha para faktit se në qeverinë e tij nuk ishte dënuar asnjë ministër.

Kreu i PD teksa ka theksuar se reforma në drejtësi e bërë sipas tij nga /George Soros e ktheu atë në degë të pastër të ekzekutivit, shtoi se ministrat e tij nuk mund të dënoheshin për korrupsion pasi firma shkonte deri në nivel sekretarësh dhe zv/ministrash.

DISKUTIMI:

Berisha: Sot duhet të dinë shqiptarët, kanë variantin më të rrezikshëm, specien më të poshtër, më të inkriminuar të gjykatësve. Sot gjyqi që i bëhet më datë 18 Ervin Salianjit, a e di se gjykatësja e ka nxjerrë, e ka  avancuar dy vjet më përpara. Me urdhër politik. Njb mercenare me zero karakter.

Rakipllari: A kemi të bbjmë me sistemin apo…?

Kemi të bëjmë me një drejtësi të krijuar nga George Soros për Edi Ramën, degë e pastër e ekzekutivit.

Rakipllari: Mirë po ndonjë ministër nuk është dënuar më përpara? Kush, Barka. Është arrestuar një ministër i Brendshëm. Një tjetër po hetohet.

Berisha: E para asnjë ministër në qeverinë time nuk mund të firmoste tendera. Edi Rama ia kaloi ministrave tenderat. Ishte në nivel zëvendësministri. A nuk e nisi Edi Rama me arrestimin e Arben Imamit. Do të arrestohet thoshte.

Rakipllari: Po e ccoi në gjykatë ai.

Berisha: Po e ccoi, por i thoshte prokurori nuk ka asgjë mbi tokë. Gjeti zero.

Rakipllari: Shiko doktor se korrupsion ka pasur në qeverisjen tuaj. Që ka patur korrupsion dhe që ka ministra që duhet të mbajnë përgjegjësi ka.

Berisha: Vetëm në një vit gjykata e Tiranës ka dënuar 343 zyrtarë për korrupsion dhe e ke te faqja e DASH. Firma e korrupsionit shkonte deri te sekretar, zëvendësministër.

Rakipllari: Ju po thoni që s’ka pasur korrupsion në qeverinë tuaj?

Berisha: Mos e bëni veten pa memorie ju. Unë them ka dënuar gjykata se për të arrestuar ka qenë arrestuar 397.

Vasili: Cironkat janë futur gjithmonë, peshqit e mëdhenj asnjëherë.

Berisha: Nuk mund të dënosh ministrin për korrupsion kur ai nuk e ka bërë.

Rakipllari: A jemi dakord që korrupsion bëhet në nivele të larta?

Berisha: Korrupsioni ka qenë, është bërë por kurrë në këto nivele.

Rakipllari: Dakord, po është bërë.

Berisha: Është bërë në ato nivele që kanë pasur firmat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb