Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, tha se Reforma në Drejtësi është e paprekshme nga politika. Në optikën e analistit, krisja e krijuar mes LSI dhe PS, nuk është për Reformën në Drejtësi, siç pretendojnë palët, por për tjetër arsye.

Ndër të tjera analisti tha se zgjedhjet e 25 prillit do të sjellin një lajm të mirë sipas tij, largimin nga skena politike të dy mes presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kredemokratit Lulzim Basha.

“Kryeçështja e pardjeshme ishte Reforma në Drejtësi, ju thatë tani që argumenti i zotit Vasili ishte që nuk e vendosëm tek 13 pikat sepse ne e kemi votuar këtë. E vërtetë është që PD dhe LSI e votuan, por nuk është argument. E vërtetë është që e kanë votuar, por aq e vërtetë është që sulmet ndaj Reformës në Drejtësi kanë ardhur nga opozita. Këtu u fillua me të drejtë tek ky konflikt mes presidentit dhe kryeministrit. Secili ka një pikëpamje të tij lidhur me arsyen pse. Unë kam një pikëpamje pak tjetër. Së pari unë ndjej vështirësi nga ky konflikt sepse dy përfaqësuesit kryesor të arkitekturës institucionale të shtetit, janë bërë flakëhedhësit kryesor ndaj shtetit. Ata janë veçse që e kanë shtruar shtetin në fushëbetejë. Kjo nuk është një betejë brenda dy krerëve të shtetit, por kriza e antishtetit. Unë nuk besoj që Reforma në Drejtësi është shkaku real i konflikti mes PS dhe LSI. Reforma në Drejtësi është ndërtuar në një mënyrë të tillë, që nuk e prek dot askush. Nuk ka ç’ti bëj Reformës në Drejtësi as Basha, Meta, apo Rama. Së pari ka bërë një deklarim Basha, në pikëpamjen time. Ai duhet të lavdërohet për këtë që ka bërë. Zoti Basha më shumë se të gjithë të tjerët duhet të jesh dakord me reformën sepse nuk e sulmon dot. Qëllimi që PD dhe LSI që i bashkon është më i madh se Reformona në Drejtësi. Ata kanë një qëllim që është beteja me Edi Ramën. Dhe kjo betejë, Basha-Rama-Meta, është një betejë mbijetese. Pas kësaj beteje do të jetojë vetëm njëri prej tyre politikisht. Është lajm i mirë sepse do të kemi të paktën vetëm njërin. 25 prilli është lufta finale, njëri do të ngelet nga këta. Në qoftë se përplasja e tyre ka arritur një kuotë të tij agresiviteti, Reforma në Drejtësi mund të ketë një kuotë të saj, por di të them që me 25 prill do të vendoset fati politik të njërit prej tyre tha Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb