SARANDE- Në një takim me anëtarësinë në Sarandë kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi tha se partive politikë u mungon vullneti për të bërë reformën në drejtësi dhe ai beson se ajo do të bëhet e mundur vetëm për shkak të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Sipas tij kjo klasë politike nuk e do reformën pasi ajo është përgjegjëse për mënyrën si është administruar pushteti në Shqipëri dhe duan të

“Tek kjo politikë natyrisht nuk kam më asnjë lloj besimi. Në rast se këta bëjnë diçka e bëjnë vetëm në kushtet e presionit të ndërkombëtarëve. Po t’i lenë pa presion sigurisht këta do të nxjerrin një mijë arsye, arsye pa arsye, në mënyrë që ta dominojnë jetën e politikës në një lojë pa rregulla, një lojë që i len ata gjithmonë si faraonë të pushtetit. Kur të merr malli të shohësh politikanë të standardeve evropiane perëndimore të cilët e mbyllin ciklin e tyre dhe ikin. Ndërsa këtu dëshirojnë të rrinë 30 vjet, 40 vjet sa t’i japë zoti Ymër. Sigurisht ky nuk është rregull demokracie.”, tha Topi.

Bamir Topi po aq të rëndësishme vlerëson reformën zgjedhore. Sipas tij parlamenti sot ka nivelin më të ulët sa përket standardit moral dhe profesional. Kjo në vlerësimin e tij është pasojë e korrupsionit të votës që sjell një pushtet anormal, jopërfaqësues.

“Një pushtet të pamerituar dhe një pushtet politik patjetër që sjell një pushtet ekonomik informal. Dhe kjo është arsye që mjaft nga njerëzit që sot janë në Parlament janë njerëz me disa emra, me disa gjeneralitete, njerëz që kanë frikë të duan emrin e tyre. Këta nuk e duan emrin e tyre, sepse nuk përfaqësohen dot me të kaluarën e tyre, shpesh herë në mjaft raste një e kaluar kriminale. Fakti që po dalin dita ditës tregon që kjo politikë e ka humbur kredibilitetin e vet në shoqëri dhe unë mendoj që me ndryshimin e ligjit elektoral, me vënien në standarde sikur e ka gjithë Europa, jam i bindur që parlamenti shqiptar do të ketë përfaqësues të tjerë.”, theksoi ai. Më takimin e Sarandës, kreu i frymës së re demokratik nisi një tur takimesh më anëtarësinë në të gjithë vendin.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: