Zv/kryetari Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze ‘’Le Figaro’’ lidhur me procesin e Reformës në Drejtësi.

Sadushi thotë se për Shqipërinë nuk kishte rrugë  tjetër përveç Reformës në Drejtësi dhe ai thekson se kjo është zgjedhja më e mirë.

Lidhur me besimin apo jo tek kjo Reformë, Sadushi thotë se të gjithë do të binden atëhere kur më në fund do të ketë gjykatës për pak të korruptuar, më pak të varur nga politika,  por më profesionistë, të përgjegjshëm e të vlerësuar.

Ai shpreson që metoda shqiptare e Reformës në Drejtësi të kopjohet nga vendet e tjera.

 

NJOFTIM NGA GJYKATA E LARTË

I dërguari special i gazetës prestigjoze franceze “Le Figaro”, gazetari Thierry Portes, i cili ndodhej javën e kaluar në Tiranë, pati mundësinë të zhvillonte një intervistë mbi procesin e reformës në drejtësi me Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi. Përmbledhjen e shkrimit të publikuar nga “Le Figaro”, po e përcjellim më poshtë. Ndërkohë mund ta lexoni edhe ne linkun e gazetës të publikuar online. https://www.lefigaro.fr/international/l-albanie-confrontee-a-une-penurie-de-juges-integres-20210502

Në shkrimin e tij Portes thekson: “Sokol Sadushi, zëvendës presidenti i Gjykatës së Lartë, i cili është një nga autorët e kësaj reforme të dëshiruar prej kohësh e sot të duartrokitur nga Bashkimi Evropian, mbetet në bindjen “që nuk ka patur rrugë tjetër” e që eshtë “zgjedhja më e mirë për Shqipërinë”. Ne zyren e tij ne qendër të Tiranës ai artikulon “procesi është më shumë pozitiv sesa negativ”; “që më e rëndësishmja është reformimi i sistemit” e që “të gjithë do të binden kur të jetë vendosur” atehere “kur gjykatesit do të jenë më pak të korruptuar “, “më pak të varur nga politika, më profesionistë, më pergjegjës e me të vlerësuar, “sipas kritereve të qarta e transparente”. Ai shpreson që metoda shqiptare do të bëhet një shembull që do të kopjohet edhe nga vendet e tjera”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb