Përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, shoqatat e bizneseve vendase dhe të huaja u njohën me ecurinë e reformës në inspektime nga Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari dhe zv ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besard Kadia.

Hajdari pranoi që trupat e inspektimit vuajnë nga mungesa e profesionalizmit, karrierës por edhe logjistika bashkëkohore, por shtoi se kjo reformë synon që inspektori të mos shihet si gjobitës nga biznesi.

Kthimi on line i inspektimeve, që është një pikë tjetër e draft reformës së prezantuar, do lehtësojë qarkullimin në gjithë rajonin shtoi Hajdari.
Ndërkohë, Kryetarja e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ines Muçostepa kërkoi që reformat ë zgjidhë njëherë e mirë problematikën e ndryshimit të inspektorëve sipas bindjeve politike.

Ndërkohë edhe zv ministri Kadia u shpreh se inspektoret nuk do të jenë më barrë për biznesin

Në fund të takimit përfaqësuesit e dhomave të tregtisë e industrisë shoqatat e biznesit iu drejtuan me nje shkese sv kryeministrit Arben Ahmetaj ku kërkuan miratimin sa me te shpejt te kësaj reforme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb