Ambasadorja Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Konferencën ‘Drejtësi në kohë sfidash’, ka shprehur edhe vlerësimin për suksesin e Reformës në Drejtësi.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja Kim u shpreh se Reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme ndërkohë që ka kërkuar nje shkeputje nga ajo qe ambasadorja e quan ‘Drejtësi e te Shkuarës” si një nevoje për te qene ne standardet e BE.

“Jam e qartë që flas troç, më lejoni të jem e qartë dhe pak jo diplomatike, çfarë është drejtësia, si duket Shqipëria kur reforma të jetë zbatuar. Ne do ta dimë që Reforma ka qenë sukseshme, por mos quhet më e zakonshme, për këtë kemi vetingun dhe funksionet e tij, por të jetë e sukseshme që të jetë e përshtatshme që drejtuesit politik në pushtet ose jo që të thonë drejtësia futi anën time në burg. Këto nuk janë standardet e drejtësisë. Nuk duhet të vazhdojnë me drejtësinë e të shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri është ajo me standarde që janë në përputhje me BE, kjo është ajo qe njerëzit presin. Drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri si aleate me NATO, si anëtare e ardhshme e BE, është drejtësi që ka standarde që janë në përputhje me BE, dhe SHBA, është dhe ajo që njerëzit presin, kërkesat e BE janë të qarta, mendoj që veprimet e SHBA përgjatë 31 viteve të fundit e bëjnë të qartë që mbështetja e SHBA për Reformën, janë më të forta se kurrë, po aq të qarta janë dhe pritet e njerëzve, dhe iu nxis që të veproni që të mos zhgënjeni asnjë të ri, është koha të kërkojmë një drejtësi që është e verbër dhe e drejtë në Shqipëri”, tha Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb