Bashkia e Vlorës përplaset sërish me këshillin bashkiak. Këtë herë për reformën e nisur për ristrukturimin e shoqërive të Ujësjellës-kanalizime.

Këshilli Bashkiak në bazë të dokumentacionit të përfituar nga MIE ka vërejtur se borxhet dhe problematikat e Sha. Ujësjellës Vlorë janë të shumta dhe për këtë në një mbledhje jashtë radhe ka kërkuar nga bashkia e Vlorës nisjen e negociatave me MIE dhe me bashki të tjera sipas hartës territoriale të studiuar dhe propozuar nga AKUM për krijimin e një shoqërie aksionere.

Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli, nëpërmjet një letre drejtuar këshillit e ka quajtur të paligjshme kërkesën e tyre.
Anëtari i këshillit, njëkohësisht kreu i këshillit të qarkut Vlorë, hodhi poshtë pretendimet e bashkisë për ligjshmëri.

Sipas Vkm 302/ 22 ujësjellësit bashkohen në subjekt me kompetenca të përbashkëta ku 51 për qind të aseteve i përkasin MiE dhe 49 për qind shoqërisë aksionere. Vendimi është lënë në dorë të bashkive dhe shume bashki në vend tashmë kane nisur negociatat, Bashkia e Vlorës ende jo. Këshilli Bashkiak si pronar i aseteve ka kërkuar nga bashkia reflektim. Kjo e fundit pretendon se kërkesa e Këshillit Bashkiak është e pambështetur në të gjitha bazat ligjore ndërsa sipas Këshillit Bashkiak nisja e negociatave është hapi i parë drejt mirëfunksionimit të shërbimit të kësaj kompanie ndaj qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme jashtë radhe Këshilli Bashkiak miratoi me vetëm një votë kundër projektvendimin: “për lidhjen e marrëveshjes specifike me MiE për krijimin e subjektit të kompetencave të përbashkëta për kryerjen e veprimtarisë së furnizimit me ujë të pijshëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb