Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, diplomatja e BE-së, Christiane Hohmann, ai i Italisë, Fabricio Buçi, i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe përfaqësues të OSBE-së do të takohen ditën e sotme me disa deputetë të Partisë Demokratike. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.

BalkanWeb mësohet se përveç kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në takim do të jenë dhe 6 deputetë të tjerë, si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinand Xhaferri dhe Gazmend Bardhi.

Takimi në fjalë do të jetë në kuadër të Reformës Territoriale. Kujtojmë se ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj në orën 18:00, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb