TIRANË

Partia Demokratike në javët në vazhdim do të çojë në Kuvend kërkesën e radhës, për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën territorial. Deputetja e PD, Dhurata Çupi në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, thotë se prioritetet e reformës territoriale miratuar nga socialistët në vitin 2014-të, kanë dështuar.

Sipas saj decentralizimi fiskal ka deshtuar, ashtu sikundër edhe kostot buxhetore për bashkitë në një vit shkojnë në 120 milionë euro. Deputetja e PD thotë se reforma territorial e miratuar vetëm me votën e socialistëve, është bërë vetëm për llogari elektorale të PS, pasi sipas saj, nëse para vitit 2014-të në institucionet lokale kishte të punësuar rreth 19 mijë persona, në vitin 2021, janë 34 mijë, pa përfshirë ata persona me kontratë afatshkurtër, bërë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Çupi jep edhe shembuj të tjerë, ku sipas saj vërtetohet se ndarja territoriale është bërë vetëm për t’I shërbyer socialistëve. Ajo thotë se me numër të njëjtë banorësh, qarku Gjirokastër ka 7 bashki, ndërsa qarku Kukës ka vetëm 3. Kjo, thotë Çupi, është bërë me qëllimin, se në Gjirokastër kemi një elektorat që voton majtas, dhe në Kukës, një elektorat që voton djathtas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb