Partia Demokratike flet për herë të parë me numra sa i përket bashkive në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha se sipas edhe dy konsulencave të huaja, numri më i përshtatshëm i bashkive duhet të jetë mes 80 dhe 120 nga 61 që është aktualisht.

“Edhe po nuk ndryshoi asgjë, vetëm dështimi i kësja reforme do ta shtyjë për shumë vite të tjera atë. Dy projekte të mëdha kanë çuar në një hark diskutimi mes 80 dhe 120 bashkish që në çdo rast është ¼ e 384 bashkive dhe komunave të dikurshme. Reduktimi është drastic por është funksional. Reformat nuk janë kurrë as për të mbyllur pazare dhe as për protagonizma. Të gjithë deputetët e PD që i bashkohen qëndrimit tonë do të bëjnë të mundur që PS të mos i arrijë 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës”, tha Bylykbashi.

Reforma territoriale, Bylykbashi: Duhet të bazohet në parime dhe jo pazare! Qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike

Nga selia e PD, N/kryetari Oerd Bylykbashi, sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso, sekretari për Pushtetin Vendor Ylli Asllani, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media në lidhje me Reformën Territoriale.

Gjatë fjalës së tij Bylykbashi u shpreh se Reforma Territoriale, duhet të jetë një reformë e bazuar në parime dhe jo pazare.

“Dua ta them që në fillim se Reforma Territoriale ka dështuar që në vitin 2018. Ajo që ne dimë sot është që është larguar pushteti zgjedhur nga qytetarët, pushteti tashmë është centralizuar. Partia Demokratike e ka denoncuar këtë aferë. Partia Demokratike ka mendim të qartë për të marrë pjesë dhe për të bërë më të mirën. Gjithashtu në kuadër të sekretariatit për pushtetin vendor është ngritur sekretariati në çdo rreth ku do të mbledh kontributin e të gjitha viteve që Partia Demokratike ka pasur në reformën territoriale.

Reforma territoriale është një instrument që nuk duhet humbur, sepse diçka e bërë keq për interesa të vogla politike sjell pasoja të rënda më pas. Kemi shpërndarë një pyetësor për të mbledhur mendime në çdo anë përsa i përket kësaj. Kemi kapacitetet për të çuar një Reformë Zgjedhore, pas rreth 9 muajsh do të jenë edhe zgjedhjet vendore. Theksoj se ky do të jetë një vendim politik, që do të ketë mbështetjen politike. Nuk do të jetë një reformë false si ajo e vitit 2014, por një reformë territoriale e pushtetit vendor afatgjatë”, tha Bylykbashi.

“Nga kjo reformë janë përfituar apo kanë dalë struktura që janë larguar në mënyrën më të mundshme nga interesat e qytetarëve. Të bësh tendera e të ndryshosh jetën urbane pa dituri është më tepër se e dëmshme. Jemi të bindur se reformat administrative territoriale duan një kohë të plotë”, ka thënë nga ana e tij Ylli Asllani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: