Deputeti demokrat Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa po diskutohet në lidhje me Reformën Territoriale, u shpreh se bashkinë në vend kanë probleme të mëdha financiare.

Ai u shpreh se ishte mazhoranca ajo që futi kryetarët e bashkive trafikantë e gangsterë, ndërsa ngriti shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit, kryesisht të zonave rurale.

“Bashkitë kanë probleme të mëdha financiare. Peqini, Lezha Klosi Bulqiza, Pogradeci, Rrogozhina, Kavaja etj.

Kolegët e PS bëjnë krahasimin me para 2015, kur nisi implementimi i reformës. Llogaritë janë si Enver Hoxha që krahasohej me kohën e Zogut.

Kryetarët e bashkive, trafikantët e drogës e gangstrerrat kush i futi, ne? Ju i patët. Njërit ju grisën brekët atje. Ju ta lini kopilin në derë aq të rrezikshëm jeni.

Numri i administratës, gënjeni ditën për diell. Belshi e Peqini. Belshi kishte 85 punonjës, sot vetëm administrata 130. 50 përqind më shumë se në 2015. Peqini të njejtën gjë.

Lejet e ndërtimit online, miqtë tuaj, shtesat e kullave i bëjnë online? Si shihni ju.

Fshati paguan taksë varreze. Meqë bëtë 61 bashki bëni edhe 61 varreza që mos paguajnë taksë. Më i madh numri i qeneve se i banorëve në fshatra. Po ikin edhe pleqtë se po i marrin fëmijët”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb