Këtë të mërkurë është zhvilluar dëgjesa në komisionin për reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë kësaj mbledhjeje kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se mbledhja e të ardhurave në zonat rurale ka qenë shumë e vështirë dhe se sipas tij, bashkitë kanë pasur borxhe shumë të mëdha.

“Nëse strukturën e mbingarkon, duke e kthyer bashkinë në një bashki ku jepen rroga dhe jo shërbime, normalisht që do të ketë defekte. Pra nuk është çështje ndarje parcelash, por çështje menaxhimi”, tha ai.

Më tej shtoi se çështja e të ardhurave është një problem serioz: “Bashkitë janë vetmet institucione që kanë ulur borxhin në 50%. “Bashkitë janë të vetmet institucione që e kanë ulur borxhin 50%. Unë e kam marrë bashkinë me 4.6 mld lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se 1 miliardë. Bashkitë që kanë ulur borxhin do të thotë se kanë performuar në nivele të mira. Ngrihet problematika e mosdhënies së shërbimit në zonat rurale. Nëse organizon punën dhe ngre strukturat arrin”, tha Ndreu.

“Mendoj se duhet ndërhyrë që të gjitha njësitë të jenë të përfaqësuar nga Këshilltarë me ligj”, tha Kapllanaj, duke shtuar se Reforma Territoriale është bërë pa dëgjesë publike.

Më tej ai shtoi se njësitë vendore nuk mund të përdoren për fushata elektorale.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: