Deputeti i PS, Alket Hyseni thotë se Reforma Zgjedhore do miratohet me apo pa konsensus kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga përfundimi i dakordësimit të saj.

Hyseni thotë se opozita me Teatrin po bën lojë politike, pasi nuk e njeh Teatrin por njeh vetëm komedinë e rrugës.

Po ashtu Hyseni tha se ndryshimi i sistemit nuk është zgjidhje pasi Shqipëria deri tani ka provuar 4 sisteme të ndryshme, dhe ndryshimi i vërtetë vjen tek vota e qytetarëve.

”30 vjet demokraci në Shqipëri dhe në këtë sallë më të moshuarit kanë qenë pa thinja. Dikush ndoshta dhe s’kishte lindur. Jemi rritur më shpejt se demokracia, demokracia më ngadalë. Ka pasur grupe interesi dhe parti që i tremb rritje e demokracisë.
Demokracia nuk rritet vetvetiu. Rritet duke e ndërtuar mbi institucione, jo mbi aksione, mbi Reforma dhe jo pazare si opozita joparlamentare apo dhe disa segmente të kësaj parlamentare.
Ne të majtëve na ka qëlluar fati të shtyjmë para demokracinë shqiptare. Ndër to dhe Reforma Zgjedhore. Nuk e njohin Teatrit, dashurojnë vetëm për komedinë e rrugës. Nuk ka sens më që votën e shqiptarëve ta administrojmë ne që votohemi, ta numërojmë ne që votohemi dhe rezultatin ta nxjerrim ne që votohemi. Jo thotë opozita. Sepse do ta përdorë demokracinë për interesa të ngushta. Ne jemi gati që çfarëdo të thotë OSBE/ ODIHR të hidhet në draft. Deri diku ia kemi dalë. Duam që Kolegji Zgjedor të bëhet nga gjyqtarë të vettuar, të pastër, jo thotë opozita. Thonë dhe që është pro Reformës Zgjedhore dhe pastaj thotë se do gjyqtarë të pavettuar. Ne do e bëjmë Reformën Zgjedhore qoftë me opozitën parlamentare ose jo parlamentare. Të nxitojnë për ato çfarë do të dakordësohen. Nuk është sistemi zgjidhja, është vetëm vota e shqiptarëve. Kemi provuar 4 sisteme. çdo sistem nuk është i përkryer. Ata që kanë frikë nga vota e popullit. Kemi disa parime. 33 kërkesa të OSBE/ODIHR janë të panegociueshme. Nuk mund t’i shkelim për interesa të mazhorancës apo opozitës. Kushti është koha. Jemi në prag të proceseve integruese. Por nuk duhet të ndalet dhe s’duhet t’i japim shkas faktorëve apo aktorëve për të penguar. Ne do e përmbyllin Reformën Zgjedhore me apo pa opozitën e rrugës. T’i lënë lojërat e Teatrin politik. Ne i kemi kolegët këtu se jemi 122 deputetë dhe mund të bëjmë një Kod Zgjedhor dinjitoz. ”- tha Hyseni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb