TIRANE– Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit akuzoi Partinë Demokratike se po tenton të shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ai e cilësoi bojkotin e opozitës në mbledhjen e sotme të paprecedentë.

“Kjo ishte një përpjekje e paskupullit për të shmangur OSBE-ODHIR nga asistenca që mund ti jap këtë komisioni. Ne kemi thënë shumë qartë që për të arritur konsensusin duhet të bëjmë dakord për këto rekomandime. Në fundin e formulimit u formulua në mënyrë të gabuar nga Zoti Bylykbashi, i cili përfshitë propozimet e zotit Vasili, Idriz, dhe Zotit Manja. Hapni propozimet e mëparshme, të zotit Mediu, Krahasojini me ato të Bylykbashit. Ne kemi dakordësi që Shqipëria të mundësojë përdorimin e teknologjisë. Por në 2012-ën Bylykbashi ka thënë. Nëse na dështuar projektet ne patën kohë që ta ribënim. Si mund të kalojmë në një proces kombëtar pa bërë një konsultim. Si mund të kërkojë PD që të përjashtojmë OSBE-ODHIR nga konsulenca?”, tha Balla.

Me ironi ai shtoi se prisnin që përfaqësuesit e PD të largoheshin me herët nga komisioni. “Për çudi PD u largua nga mbledhja. Ne e prisnim që të bëhej që në fillim. Ne e kuptojmë shumë qartë. Identifikimi biometrik nuk ka. Eja të merremi me financimin e partive politike. Sot nuk denjuan të qëndrojë në mbledhje. Propozimi i PD është që të caktojmë se si ta zgjidhim teknologjinë. Rrota është shpikur, nuk kemi nevojë ta shpikim ne. Dhe teknologjia po ashtu. Nëse OSBE-ODHIR na sugjeron të hedhim hapa, jemi dakord.”, theksoi ai.

Balla sqaroi më tej se veprimi i paprecedentë i opozitës qëndron pikërisht në faktin se nuk po dëgjojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR, siç e kanë bërë në 2012-ën.

“Kam kërkuar që OSBE/ODIHR të na sjellë një ekspert si në 2012. Çfarë i ka ndodhur sot Oerdit që në 2012 e dëgjonte dhe bënte njësoj siç thoshte, ndërsa sot as nuk denjon ta marrë në konsideratë kur notën e zgjedhjeve e vendos OSBE. E paprecedenta është vetëm kjo. Si ka mundësi që PD nuk është dakord që të merret një opinion nga OSBE/ODIHR”,- sqaroi ai.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb