TIRANE– Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkon zgjatje të afatit të veprimtarisë. Përmes një kërkese drejtuar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, bashkëkryetari i këtij komisioni Taulant Balla kërkon që veprimtaria e komisionit të reformës zgjedhore të zgjatet 1 muaj.

“Me qëllim që veprimtaria e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar të përmbushë të gjithë objektivat e përcaktuara nga Kuvendi, do të nevojitet më shumë kohë sesa u parashikua në vendimin nr.90 datë 15.12.2016 të Kuvendit.

Për këtë arsye, kërkojmë që në seancë plenare, Kuvendi të shqyrtojë dhe të miratojë projektvendimin bashkëlidhur për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për “Reformën Zgjedhore” për një periudhë prej një muaji”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Ballës drejtuar Kuvendit.

Veprimtaria e këtij Komisioni është shtyrë edhe dy herë të tjera.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb