TIRANE

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, apeloi që të ecet sa më shpejt me reformën zgjedhore, pavarësisht se zgjedhjet e qershorit 2021 mund të duken larg. Balla u shpreh se diskutimi për reformën zgjedhore është në Kuvend dhe në Komisionin e posacëm, ku edhe PD ka vendin e saj në këtë të fundit.

Sa i takon cështjes së ndryshimit të sistemit zgjedhor, Balla u shpreh se kjo nuk është cështje që lidhet me kodin zgjedhor lidhet me kushtetutën dhe sa herë që bëhet fjalë për kushtetutën, diskutimi duhet të jetë më i gjerë më gjithëpërfshirës dhe i takon një momenti të dytë

“Vendi ku diskutohet reforma zgjedhore është parlamenti dhe komisioni i posacëm i reformës zgjedhore. PD e ka vendin e saj të garantuar përmes vendimit të Kuvendit, ku i është garantuar edhe e drejta e vetos njëlloj si dhe me opozitën parlamentare dhe shumicën parlamentare. Dhe unë përfitoj nga rasti që të nxis të gjithë anëtarët e komisionit të posacëm të reformës zgjedhore të ecim sa më shpejt sepse edhe pse mund të duken larg zgjedhjet e qershorit 2021, përsëri parimet dhe rregullat e cilësisë së zgjedhjeve na kërkojnë që një vit para zgjedhjeve të kemi gati kuadrin ligjor. Sic e kemi thënë dhe ritheksuar, hapi më i rëndësishëm i reformës zgjedhore është pikërisht adresimi i plotë i rekomandimeve të ODIHR. Dua të them që është një hap shumë i rëndësishëm në këtë kuadër.

Ndërkohë lidhur me një cështje tjetër që është artikuluar edhe nga opozita parlamentare ajo e sistemit zgjedhor, dua t’ju them që kjo nuk është cështje që lidhet me kodin zgjedhor lidhet me kushtetutën dhe sa herë që bëhet fjalë për kushtetutën, diskutimi duhet të jetë më i gjerë më gjithëpërfshirës dhe i takon një momenti të dytë, nuk është për këtë moment të parë u shpreh Balla.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb