TIRANE- Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me krerët e partive të vogla, të cilat kanë paraqitur propozime për reformën zgjedhore.

Gjatë bisedës Balla është shprehur se është njohur me propozimet e tyre, ndërsa u ka theksuar se duhet edhe konsensusi i PD në këtë pjesë.

“Ju premtoj se do të shqyrtohen propozimet tuaja për reformën zgjedhore”, është shprehur Balla para kryetarëve të partive të vogla në vend.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb