Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se sot, sic thanë edhe ambasadorët, janë bërë përparime të dukshme sa i përket Reformës Zgjedhore.

Murati u shpreh se beson se në fund do të kemi një vendim politik mbi “Zgjedhoren”.

Një pikë e përplasjes mes palëve është edhe administrimi i zgjedhjeve. Patjetër që diskutohen të gjitha formulat. Për këtë tryezë, do kemi në fund një vendim politik. Do kemi vendim politik mbi rekomandimet e ODIHR, por mbi të gjitha vendim politik nën presionin e ambasadorëve të SHBA, BE, Britanisë.

Ju e patë që më shumë i mëshuan aspektit politik të vendimit. Topi është dukshëm në anën e opozitës. mendoj se zoti Basha do të japë pozitivitet për Reformën Zgjedhore në fund. Rëndësi ka që palët të bien dakord dhe të plotësojnë kushtet për integrim në BE. Basha në fund ka qëllim që të jetë kryeministër. Qëllimi final i opozitës është fitorja e zgjedhjeve”, tha Murati.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb