Reforma zgjedhore dhe tryeza për dialogun në Këshillit Politik është bërë sot temë e bisedës në studion e emisionin ‘Real Story’ në ‘Nws24’. Gjatë fjalës së tij, kryeredaktori i ‘Gazeta Shqiptare’, Erl Murati pohoi se pavarësisht faktit se ende nuk ka konkludim të përmbylljes së reformës, anormale është fakti që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratohen vetëm me firmosje të formularëve.

“Mendoj se ky proces, kjo negociatë, pavarësisht se sot kemi tym të zi, negociatat do të vijojnë. Është normale që të jetë kështu. Anormale është që të vënë një formular përpara dhe ta firmosin çdo anëtar partie. Unë nuk mund të fajësojë njërën palë apo tjetrën. Zgjedhjet nuk fitohen me kodin zgjedhor.”, tha Murati. Ndërkohë anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike në Bashkinë e Tiranës Fabian Topollaj tha se LSI është në një pozitë të disavorfshme, pasi nuk kanë asnjë votë në Parlament. Mes të tjerash ai pohoi se negociatat për këtë çështje është dhuratë nga ndërkombëtarët.

“LSI është në pozitë të disfavorshme. Sepse nuk ka asnjë votë në Parlament. Edhe këtë negociatë e kanë dhuratë nga ndërkombëtarët. Ndaj duhet të përgjigjen dhe me dakordësi. Po ti kishin deputetët në parlament, s’i bënin dot presion ndërkombëtarëve. PD dhe LSI e kanë futur vetë veten në këtë problem. Edhe qeveria tranzitore është problem i tyre. Ata e provuan këtë në 2015-ën. Të bëhesh promotorë e ndryshimit, s’duket. Po duket sikur po e ruan status-quonë më shumë se ky.”, tha Topollaj.

Po ashtu, gazetari Murati ndërhyri sërish në bisedë, ndërsa shtoi se topi është në anë e opozitës, ndërsa sipas tij nuk mund të fajësohet kjo palë se pse po zgjat kaq shumë diskutimi për reformën zgjedhore.

“Kryeministri i ka votat për ta miratuar këtë reformë. Është normale që këto rregulla t’i përcaktojnë të gjithë, por rregullat i përcaktojnë dy kape politike. Opozita ka bërë hapat e vet politike dhe ka menduar se kështu mund të fitojë. Opozita u ul në tryezë me Damian Gjiknurin, ku doli në përgjimet e BILD. Topi është në anë e opozitës. Nuk mund të fajësojmë opozitën se pse po zgjatet kaq. Në nëntor të 2010-ës, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe opozita është e ndërgjegjshme që se garanton zgjedhjen e lirë. Nuk është stigmatizim vetëm se ka një opinion të caktuar për opozitën për kushtet e saj.”, -tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb