Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike  në Bashkinë e Tiranës Fabian Topollaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se opozita me anë të Reformës Zgjedhore duhet të thyente moçalin politik ku gjendemi, por se sipas tij, kjo opozitë ka ruajtur status quo-në politike.

Topollaj u shpreh se bie dakord me opozitën në pikën që ajo kërkon votim elektronik, duke thënë se duhet provuar nëse është e mundshme.

Fabian Topallaj: Vullneti popullor ne Shqipëri nuk deformohet askund. Qameti që mund të bëjnë komisionerët është që të vjedhin votat e partive politike të vogla. Unë besoja se PD ishte një parti që më në fund do të kthehet në institucione. Ata që kanë ardhur në pushtet gjithmonë kanë sjellë një frymë, duke thënë se do sjellin diçka ndryshe. Partitë e mëdha kanë gjetur shkas për të treguar tek qytetarët për të treguar se janë në përplasje me njëri –tjetrin.  

Opozita ka ngelur në teknikalitete. Opozita nuk ka dhënë sinjale për të ndryshuar status quo. Nëse të dy palët nuk e duan ndryshimin zgjedhor, është të thellohesh tek status quo. Të bëhet opozita mbrojtëse e status quo që komisionet të jenë politike, është të vazhdosh status-quone. Opozita ka të drejtë për identifikimin biometrik. Ta bëjmë provë edhe votimin elektronik, që nëse na ecën, ta aplikojmë edhe atë. Opozita duhet të thyente moçalin politik që kemi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb