Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zhvilluar sot një bisedë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Gjiknuri thotë se i kërkoi mbështetjen e SHBA që të rifillojë menjëherë tryeza për dialogun politik ndërkohë që Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda qershorit.

 

STATUSI NGA DAMIAN GJIKNURI

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb